Monday, September 23, 2024
spot_img

Loredana “bashkohet” me Noizyn pas ndarjes nga Mozzik

- Advertisement -..

Loredana Zefi është një nga reperet më të pëlqyera të skenës shqiptare.Ajo dhe Mozzik janë çifti më i komentuar në mediat rozë.

Edhe pse nuk ka shumë vite që është shfaqur në industrinë muzikore ajo numëron miliona klikime dhe është shumë e pëlqyer. Pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shpeshta të saj me Gramoz Aliun, Mozzik , Loredana duket se ka vendosur që këtë verë të bashkojë forcat me reperin Noizy.

Duhet thënë që artistja ka bashkëpunuar me disa reperë ndërkombëtarë, ndërsa në Shqipëri pas ish-partnerit të saj ajo zgjodhi të vinte me një bashkëpunim me Don Xhonin.

Së fundmi dyshimet e një këngë të përbashkët me Noizyn janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në instagramin e saj.

Në njërën nga ato duket Zefi në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X