Xheneta Fetahu ka reaguar pas një vale akuzash dhe keqinterpretimesh që shpërthyen në rrjetet sociale, pas një deklarate të bërë, lidhur me Bora Zemanin, duke shkaktuar reagime të shumta.
Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka sqaruar situatën:
Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam thënë asgjë ofenduese dhe nuk kam arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, e kam thënë qartë se nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë.”
Ajo gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj disa mediave, që sipas saj shtrembërojnë fjalët për të krijuar tituj sensacionalë
E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikin gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më atribuohen fjalë që s’i kam thënë.”
