Aktori i njohur Bradley Copper i cili është dhe i nominuari për Oscar, u shndërrua në dirigjentin e famshëm amerikan Leonard Bernstein për filmin e tij biografik teksa i ka shokuar të gjithë fansat e tij me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje.
Cooper do të luajë Bernstein që nga rinia e tij deri në vdekjen e tij në moshën 72-vjeçare, e cila ndodhi në vitin 1990 si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga dështimi progresiv i mushkërive. Filmi zhvillohet në një hark kohor 30-vjeçar.
Në një nga imazhet promovuese, ylli i “American Hustle” shihet duke e rikujtuar kompozitorin e ndjerë të “West Side Story” me një kostum me pamje retro, së bashku me yllin e tij Carey Mulligan.
Më pas ai shfaqet krejtësisht i ndryshëm në skenat nga më vonë në jetën e Bernstein i thinjur, plot rrudha dhe me një fizik më të rëndë.
“Maestro” ka nisur xhirimet muajt e fundit dhe pritet të dalë në vitin 2023, sipas Deadline .
Cooper e shkroi skenarin me shkrimtarin fitues të Oskarit, Josh Singer të “Spotlight”.
Regjisorët e famshëm Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të dramës.