Monday, September 23, 2024
spot_img

‘Dubai Porta Potty’/ Psikologia flet për skandalin si ndodh në mes të Tiranës

- Advertisement -..

Skandali ‘Dubai Porta Potty’ vijon të jetë një temë prezente jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në emisione televizive. Polemikat skandalit kanë bërë që shumë të mbajnë një qëndrim lidhur me këtë fakt.

Skandalini i “Dubai” është risjellë në vëmendje në emisionin “Open” në News24, ku e ftuar ka qënë psikologia Besarta Taçi. Psikologia tha se këto akte kalojnë në sadomazokizëm, teksa tha se nuk është nevoja të shkohet “deri në Dubai”, pasi raste kur femrat, në këmbim të pagesës, pranojnë të kryejnë akte atipike seksuale, ndodhin rëndomë edhe në Tiranë.

“Ekziston një agjensi në Dubai, që rekruton modele, influenser, aktore, pra personazhe që kanë ndikim në rrjetet sociale, dhe bëhet kontratë dhe thuhet që në këmbim të 30 mijë a më shumë eurove, do keni marrëdhënie që hyjnë në parafilitë.

Parafilitë janë përjetimet e seksualitit  në formë individuale që prekin në mënyra të ndryshme. Kur këto vajza që shkojnë në Dubai, dimë që përfshihen në këto akte, koprofagji, urofili, pedofili, orgji e kështu me radhë.

Problematika qëndron që në momentin që ndodhesh në Dubai, të ndodh që situata shkon përtej prostitucionit, dhe ti s’ke shanse as ta denoncosh atë që kërkon sheiku, sepse është ilegale. Imagjinoni ambientin ku ndodh gjithë ky prostitucion.

Ajo që ndodh në këtë rast është që dinamika që kanë të bëjnë me poshtërimin e një individi tjetër, se dimë që ka qenë arsyeja ekonomike, por fakti që kjo vajzë është vetëvrarë, tregon se arsyeja që të çon drejt një akti atipik, ka të bëjë me sadomazokizëm, ku përmes poshtërimit, dhimbjes apo skllavërimit, flasim për një dinamikë që shkon përtej prostitucionit apo aktit seksual.

Edhe pse s’kemi nevojë të ikim deri në Dubai, sepse çrregullimet parafilike janë dhe në Tiranë, raste kur vajzat kryejmë marrëdhënie atipike, në hotelet e Tiranës dhe paguhen, ky është një realitet që e kemi këtu afër”, tha ajo.

Kujtojmë këtu që “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X