Fero ka reaguar me tone të ashpra ndaj akuzave të Arbenita Ismajlit, ish-bashkëshortes së tij, e cila e ka akuzuar për dhunë, tradhti dhe përfshirje në trafik droge.
“Tre vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash nuk di, je analfabete. Mos harro, famën që ke marrë e ke prej meje… Për shpifjet, do të merret gjykata me ty. Ti je në arrati, jo unë,” – shkruan Fero.
Kujtojmë se Arbenita Ismajli nëpërmjet rrjeteve sociale hodhi akuza të rënda ndaj Feros.
Ajo rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj martesore dhe pasojat që, sipas saj, ka pësuar vajza e tyre e mitur, Nina.
Në reagimin e saj, Ismajli flet për dhunë fizike dhe psikologjike, tradhti të përsëritura, përdorim të lëndëve narkotike, mungesë totale të përfshirjes financiare të Feros në jetën e vajzës, si dhe për manipulim e presion të vazhdueshëm ndaj saj dhe familjes së saj.