Monday, September 23, 2024
spot_img

Po martohet?Fjoralba Ponarit me vello nusërie

- Advertisement -..

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dukej se po martohej. Fillimisht foton e një velloje dhe pastaj një foto të sajën me vello ku nuk dukej qartë. “Dhe loti që pikooon”- shkroi ajo krah fotos.

Duke qenë se së fundmi ka folur për martesën, një pjesë e mirë e ndjekësve të Fjoralba Ponarit menduan se ajo mund të jetë duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, por jo.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për asnjë dasmë. Fjoralba do jetë pjesë e një seti fotografik ku do pozojë veshur me disa fustane nusërie. E gjitha lidhet me profesionin dhe jo me jetën personale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X