Saturday, December 20, 2025
spot_img

Latest Posts

Pas shumë aludimeve, Sarah dhe DJ PM shihen

Raporti mes Sarah Berishës dhe DJ PM ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe shumë i komentuar në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se çifti janë parë rrallëherë në daljet e tyre publike, duke ngritur dyshime mbi marrëdhënien e tyre.

Por së fundmi, ata janë parë bashkë, krah për krah, gjatë një mbrëmje në një nga lokalet e Tiranës, teksa po darkonin në shoqërinë e ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania’, Kledi Hysa.

Kjo paraqitje ka mjaftuar që ndjekësit të nisin sërish aludimet, duke shpresuar se çifti janë ende bashkë dhe se çdo gjë mes tyre është në rregull.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Sarah festoi ditëlindjen, por mungesa e një urimi publik nga partneri i saj ngriti pikëpyetje dhe nxiti reagime në rrjet.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X