Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana publikon mesazhet

Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë. Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.

“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes. Kam pasur mesazhe obsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur.

Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës. Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko ne ‘Goca dhe Gra’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X