Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i katërt

Një ngjarje e rëndë është registruar këtë të dielë në qytetin e Korçës, ku një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është hedhur nga kati i katërt i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur reth orëve të paradites ne një lagje te qytetit, ndersa dëshmimtarë nga vendngjarja raportojnë se burri është ngjitur në katin e katërt të një pallati dhe është hedhur nga ballkoni i korridorit. Ai nuk rezulton të jetë banor i ndërtesës dhe as i zonës perreth, çka e bën edhe më të paqartë motivin qe e ka çuar drejt ketij akti ekstrem.

Policia dhe grupi hetimor mbërriten menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e plotë të viktimës dhe po punojnë për të kuptuar nëse ai ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore, familjare apo psikologjike që mund ta kenë shtyrë drejt këtij vendimi fatal.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje tek banorët e zonës, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë rast.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X