Moderatori i njohur, Ledion Liço,një ditë me parë reagoi, duke ndarë me ndjekësit një postim emocional në rrjetet sociale.
Ai ka ripostuar një sekuencë në italisht, ku flitet për dashuritë që kanë marrë fund, e cila duket se mbart një mesazh të thellë.
Ku thuhej “Kushdo që tha se do të zgjaste përgjithmonë, gënjeu, ose ndoshta thjesht ishte i dashuruar.
E vërteta është se ne jemi ura, ne jemi kllapa të bukura.
E lëmë veten të ikë si lot të sigurt nga sytë tanë, si maska natën.
Por herë pas here kthehemi për të vizituar njëri-tjetrin, si në këtë këngë.”
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi shumë ndjekës e kanë interpretuar si një dedikim për bashkëshorten e tij, Sara Hoxhën, me të cilën kohët e fundit po përflitet për një ndarje të mundshme.
Gjithashtu pas ketij reagimi ka postuar një këngë të ndjerë dashurie/ndarje të artistit Shpat Deda që duket si dedikim për Sarën pas aludimit për ndarje.Lajmi për ndarjen e çiftit bëri xhiron e rrjetit.Xum Allushi ish banori i big brother vip bëri një reels duke ironizuar Ledionin.
Deri tani, as Ledioni dhe as Sara nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për këto zëra.





