Këngëtarja shumë e dashur nga publiku Dafina Zeqiri, është shumë aktive edhe në rrjete sociale, përpos këngëve të reja që nxjerr dhe koncerteve të shumta. Ajo ka publikuar një video në Insatgram, ku një koment i ka lënë edhe mikesha e saj, këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Ndjekësit i kanë shkruar Dafinës që të ketë kujdes sepse Beatrix mund “t’i marrë burrin”. Por Dafina Zeqiri është përgjigjur e revoltuar, duke mbështetur kështu Beatrixën.
“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Boll bullizuat! Boll me këto gjepura ose zhdukuni nga faqja ime! Idiotë”, ka shkruar ajo.