Bora Zemani është padyshim personazhi shqiptar më i përfolur muajve të fundit.
Prezantuesja e njohur u vu në qendër të vëmendjes lidhur me romancën, ndarjen pastaj bashkimin me Donald Veshaj dhe prej kohësh ndiqet në çdo hap nga ndjekësit dhe mediat dhe çdo lëvizje e saj bëhet lajm.
Në mesin e këtij ‘boomi’ thashethemesh e lajmesh për të Bora ka ardhur me një video mjaft emocionale që ka të bëjë me djalin e saj, Arborin.
Bora ka zgjedhur që 1 Qershorin, ditën e fëmijëve t’ia urojë të githë fëmijëve me një video ku shfaqet me vogëlushin e saj.
Në udhëtime, pushime, me surpriza e momente gazmore, Bora ka ndarë videot më të bukura me Arborin duke u shprehur se ai është jeta e saj e vërtetë dhe pjesa që i mbush shpirtin plot.
“Jeta ime e vertete! Ajo pjesa e bukur qe me mbush shpirtin plot! Gezuar i vogli im i madh sa bota! Gezuar 1 qershorin kalamaja!”, shkruan Bora.