Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Tjetër ngjarje kriminale, vritet me thikë 42-vjeçari 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri të ndodhur në lagjen e Kalasë. Sipas të dhënave paraprake të policisë, rreth orës 15:10, shtetasi Kristo Mema, i njohur edhe me emrin Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Keli Hoxhën, 42 vjeç.

Plagët e marra kanë rezultuar fatale për 42-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë pak momente pas ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqe të sakta të konfliktit, por sipas burimeve hetimore, bëhet fjalë për një debat të çastit që degjeneroi në dhunë ku dyshohet se shkak është bërë një kalë që mbante autori, Kastriot Hoxha, 63 vjeç.

Ky i fundit është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima ishte turist.

Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia e Beratit është vënë në ndjekje të tij dhe po zhvillon kontrolle të imtësishme në zonën e Kalasë dhe rrethinat për ta kapur sa më shpejt.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, duke marrë dëshmi nga banorë dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e autorit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X