Prej kohësh qarkullonin zëra se këngëtarja Jehona Sopi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj. Sidoqoftë, burime të afërta kanë konfirmuar se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe se lajmet për ndarje nuk kanë asnjë bazë.
Jehona është parë së fundi në një udhëtim me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, duke dëshmuar se familja është në harmoni.
Këngëtarja, e njohur për jetën e saj të rezervuar private, po i kushton kohë familjes, duke e mbajtur fokusin larg rrjeteve sociale dhe zhurmës mediatike.



