Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, vazhdon të mos jetë aktiv në llogarinë e tij në rrjete sociale.
Që pas humbjes së vëllait, ai nuk ka bërë më asnjë postim, dhe kjo mungesë duket se po ndjehet gjithnjë e më shumë nga ndjekësit e tij besnikë.
Fansat kanë mbushur rrjetet me postime të shumta kushtuar Gjestit, madje disa prej tyre kanë përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar imazhe festive të tij me rastin e Halloween-it.
Ky veprim tregon se, pavarësisht mungesës së tij, dashuria dhe mbështetja e fansave për Gjestin vazhdon të jetë e fortë.




