Dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, sa vijnë e zhvillohen. Së fundmi, vëmendjen e publikut dhe të vetë banorëve e ka rrëmbyer raporti gjithnjë e më i afërt mes Sasa Hodës dhe Kushtrim Kelanit.
Ndonëse gjithçka nisi në kuadër të shakasë, duket se mes dyshes ka shkëndija që mund të paralajmërojnë një histori të re dashurie. Gjatë një bisede të lirë me banorët e tjerë, ndërsa prisnin cigare nga “Vëllai i Madh”, Sasa bëri një deklaratë që nuk kaloi pa u vënë re.
“Po veç Kushtrimin s’po muj me bë për veti”, – u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura, por edhe duke lënë vend për interpretime mbi interesin e saj real ndaj tij.



