Alba dhe Bia patën një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme.
Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi fjalosjen mes tyre, por në një moment Bia iu afrua Albës dhe i përmendi disa herë emrin e ish-partnerit, Limi.
Bia iu afrua fytyrës së Albës disa herë, duke përsëritur emrin: “Limi, Limi, Limi”.
Edhe pse Alba u përpoq të qëndronte e qetë, ajo reagoi për mënyrën se si Bia iu afrua shumë pranë fytyrës së saj.
“Pse afrohesh kështu, kur nuk ke këtë afrimitet me mua?” i tha ajo Bias.
Aty pranë ishin gjithashtu Shkurta dhe Dolce, derisa kjo e fundit e këshillonte Albën të mos e lejonte Bia-n t’i afrohej në atë mënyrë.



