Ndërsa afrohet fundi i vitit 2025, bota ka filluar të shqetësohet përsëri për parashikimet e të ashtuquajturve profetë.
Astrologu francez Nostradamus (jetoi nga viti 1503 deri në vitin 1566) dhe fallxhoreja e verbër bullgare Baba Vanga (1911-1996) janë bërë të njohur pas vdekjes së tyre për parashikimet e tyre, disa prej të cilave duket se janë realizuar.
Nostradamusi i cili i regjistroi profecitë e tij në Les Prophéties në vitin 1555, thuhet se parashikoi bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, ndërsa Baba Vanga njihet si parashikuesi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe përhapjes së Covid-19.
Megjithatë, është me shumë interes se çfarë parashikuan dy fallxhorët për vitin 2025 dhe cilat nga këto parashikime u vërtetuan.
Parashikimet e Nostradamusit
Nostradamusi tha: “Kur ata të vendeve evropiane ta shohin Anglinë të ngrejë përsëri fronin e saj, do të ketë luftëra të ashpra. Mbretëria do të shënohet nga luftëra të tilla të ashpra, armiq nga brenda dhe nga jashtë do të shfaqen. Një murtajë e madhe nga e kaluara do të kthehet, asnjë armik nuk do të jetë më vdekjeprurës nën qiej”
Anglia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në asnjë luftë këtë vit. Lufta në Ukrainë vazhdon, ndërsa konflikti në Gaza është intensifikuar. A është përballur Anglia me “armiq të brendshëm dhe të jashtëm” ? Nuk ka asnjë kundërshtar të dukshëm të jashtëm që ka nisur një sulm masiv ndaj vendit, por kjo nuk do të thotë që Anglia ka qenë e lirë nga sulmet ndaj civilëve ose infrastrukturës.
Nga sulmet me thikë në Huntingdon (Kembrixh) dhe Heaton Park (Mançester) në vjeshtë, deri te një seri sulmesh kibernetike që i lanë zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë në paralizë, Anglia është përballur me rreziqe reale.
Sa i përket “murtajës së madhe”, ajo nuk është rikthyer me hakmarrje siç parashikoi Nostradamusi, por vendi po përgatitet për një shpërthim të mundshëm “super-gripi” këtë dimër.
Konflikti në politikën ndërkombëtare
Nostradamusi parashikoi gjithashtu se “fuqitë e mëdha do të përplasen ”në vitin 2025 dhe se do të ketë “një rënie të ndikimit të vendeve tradicionale perëndimore dhe ngritjen e fuqive të reja globale”. Ky vit me të vërtetë ka parë përplasje të fuqive të mëdha, me Vladimir Putinin që deklaroi javën e kaluar se është gati për luftë me Evropën.
Është po aq e vështirë të hedhësh poshtë parashikimin se Perëndimi po humbet ndikimin e tij global. Ngritja e Kinës nuk është asgjë e re, por rritja e saj ekonomike vazhdon. Në vitin 2025, pati gjithashtu disa incidente në SHBA dhe Evropë që përfshinin spiunë kinezë që përpiqeshin të fitonin akses në informacione të ndjeshme qeveritare.
Zhvillimet mjekësore
Nostradamusi parashikoi “përmirësime të rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve” në vitin 2025, si dhe zhvillim të mëtejshëm të teknologjisë mjekësore.
Progresi i shkencëtarëve në krijimin e një vaksine kundër tuberkulozit është një shembull tipik, ndërsa përhapja e ilaçeve për humbje peshe, të tilla si Ozempic dhe Mounjaro, pritet të luajë një rol në trajtimin e obezitetit, një problem i madh shëndetësor global.
Një shembull tjetër është zbatimi i inteligjencës artificiale për të parashikuar gjasat e kancerit brenda 20 viteve të ardhshme, një zhvillim që ofron më shumë mundësi për trajtim të hershëm dhe prognozë më të mirë.
Fundi i luftës Ukrainë-Rusi
Nostradamusi shkroi: ” Përmes një lufte të gjatë, e gjithë ushtria është e rraskapitur, kështu që ata nuk do të gjejnë para për ushtarët; në vend të arit ose argjendit, ata do të vijnë për të fituar lëkurë, bronz francez dhe shenjën e Hënës”.
Lufta filloi në shkurt të vitit 2022. Bazuar në këtë, parashikimi i një “lufte të gjatë” që përfundon në vitin 2025 mund të konsiderohet se i referohet këtij konflikti. Është e vërtetë që të dyja palët i kanë shteruar burimet e tyre dhe kanë humbur një numër të madh ushtarësh. Por është shumë herët për të thënë nëse fundi është afër, megjithëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund konfliktit.
Referenca ndaj “bronzit francez” dhe “shenjës së Hënës” i bëri disa të besonin se Franca dhe Turqia (për shkak të flamurit të saj) do të luanin një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës.
Tërmetet që do të shkatërrojnë botën
Përpara se të vdiste në vitin 1996, Vanga parashikoi se tërmetet do të shkatërronin botën në vitin 2025. Në fakt, këtë vit kanë ndodhur disa tërmete vdekjeprurëse, me pasoja shkatërruese në vende si Filipinet (tetor) dhe Afganistani (gusht dhe nëntor).
Evropa do të tronditet nga një luftë shkatërruese
Ai parashikoi gjithashtu një luftë shkatërruese në Evropë, e cila do të shfaroste popullsinë e kontinentit. Siç u përmend, si lufta Rusi-Ukrainë ashtu edhe konflikti në Gaza mund të lidhen në mënyrë të arsyeshme me këtë profeci.



