Thursday, October 31, 2024
spot_img

Ja si ta vishni fëmijën tuaj gjatë natës në verë!

- Advertisement -..

Veshja e fëmijës gjatë natës mund të jetë një detyrë çuditërisht stresuese për nënat, të cilat nuk janë të sigurta nëse fëmija do të jetë rehat, do të ketë vapë, apo ftohtë kur të jetë në gjumë.

Jeanne Faulkner një infermiere shpjegon se një rregull i mirë është që të vishni fëmijën tuaj në një shtresë më shumë sesa do të mbanit vetë nëse do të flinit në të njëjtën dhomë .

Faulkner siguron prindërit që në netët e ngrohta në dhomat pa ajër të kondicionuar, një shtresë e vetme rrobash ka gjasa ta mbajë fëmijën rehat. Nëse dhoma është me ajër të kondicionuar, natyrisht, mund të nevojitet një shtresë më shumë.

Një nga gabimet më të shpeshta të nënave është që e tejkalojnë me numrin e veshjeve të fëmijëve të tyre, duke menduar se sa më ngrohtë të jenë aq më mirë do të flenë. Në fakt ky është një koncept i gabuar.

Ndërsa të rriturit janë mësuar të mbulohen plotësisht gjatë kohës që flenë, foshnjat nuk e dinë ndryshimin dhe nuk shqetësohen nëse këmbët e tyre ekspozohen në temperatura të papërshtatshme.

Nëse fëmija juaj është një i porsalindur, mund të vazhdoni ta mbuloni më një batanije të lehtë.

Veshja e fëmijës për gjumë gjatë verës duhet të përcaktohet nga klima juaj rajonale, temperatura e shtëpisë suaj dhe prania e një kondicioneri, kështu që nuk ka përgjigje të njëjtë për çdo familje.

Por sipas profesionistëve kur jeni në dyshim, më mirë vishini më pak. Temperatura e lartë mund të jetë e rrezikshme për foshnjat, prandaj bëni mirë të mos gaboni. Nëse e shikoni se nuk është rehat, e keni në dorë t’i shtoni një veshje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X