Një ngjarje e papritur ka shënuar mbrëmjen e djeshme për aktoren e njohur Gresa Gashi, e cila u lëndua gjatë një performance live në teatër, përpara publikut dhe ekipit realizues.
Gjatë interpretimit në skenë, aktorja ka pësuar një incident që i shkaktoi një goditje të fortë në pjesën e pasme të kokës. Vetë Gresa ka reaguar më pas në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi nga shfaqja dhe ka sqaruar çfarë ndodhi.
“Gjatë shfaqjes së sontme ndodhi një incident në skenë dhe pësova një goditje të rëndë mbrapa në kokë,” ka shkruar ajo, duke ngritur shqetësim tek ndjekësit dhe adhuruesit e saj.
Pavarësisht momentit të vështirë, Gashi ka bërë të ditur se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se gjendja e saj është stabile. Ajo ka falënderuar publikun, kolegët dhe stafin për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e treguar në ato çaste delikate.
“Skena kërkon përkushtim, forcë dhe dashuri dhe sot i ndjeva të trijat,” ka përfunduar aktorja mesazhin e saj te ndare ne story ne Instagram.
Edhe gjatë ditës së sotme, ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Gresa Gashi, po i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore, për të garantuar që goditja të mos ketë lënë pasoja të tjera shëndetësore.



