Ka eskaluar debati mes Fjolla Morinës dhe Ardit Stafajt në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova.
Ndonëse dy miq të mirë jashtë, duket se në shtëpi kjo miqësi nuk po ecën edhe aq mirë.
Ajo u zhgënjye dhe u ndje e prekur nga Arditi për fjalët që kishte thënë për të së fundmi.
E në Prime, ajo u ngrit në këmbë dhe iu drejtua këngëtarit me tone të larta, teksa i tha që t’i tregoj të gjitha çfarë di për të.



