Gjithmonë njerzit janë në kërkim të përzierjeve natyrale që ndihmojnë në mirëqënien e tyre.Në dekadat e fundit rritja e konsumit të fabrikuar ka sjellë proble të shumta shëndetsore.Njeriu është në luftë të vazhdueshme mes ushqimeve të fabrikatizuara dhe atyre natyrore.
Ka shumë receta “magjike” me përzierje natyrore njera prej tyre është “Qumështi i artë” e cila është një nga më të dobishmet për shëndetin e përgjithshëm.
Kjo recetë ka këto përfitime shëndetaore:
– Ka veti antiinflamatore
– Forcon imunitetin
– Pastron mëlçinë
– Rregullon presionin e gjakut
– Përmirëson kujtesën dhe funksionimin e trurit
– Ul kolesterolin, përmirëson shëndetin e tretjes, lehtëson çrregullimet neurologjike
– Ul trigliceridet, rregullon metabolizmin dhe peshën.
Receta është e thjeshtë dhe koha e përgatitjes është 15 min më poshtë është pregatitja për 1 person dhe cilësohet si lengu që të rinon organizmin me 20 vite. Preferohet të konsumohet në darkë.
Ja si ta përgatisni këtë qumësht:
Përbërësit: 1 filxhan qumësht
½ lugë (gjelle) turmerik pluhur
½ lugë (e vogël) piper pluhur
1 lugë (gjelle) mjaltë
½ lugë (gjelle) vaj kokosi
¼ lugë (gjelle) kanellë pluhur
Përgatitja:
Ngrohni qumështin (qumështi preferohet vegjetal qumësht bajame, kokosi, etj) në nxehtësi mesatare. Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.