Lajmi se Shakira dhe Gerard Pique po divorcohen ka qarkulluar në internet 24 orët e fundit.Mediat spanjolle kanë raportur tradhëtinë nënën e e shokut të Pique në ekipin e Barcelonës, e cila mendohet të jetë shkaktarja e divorcit.
Gjithçka nisi kur një artikull i gazetës “Periodico” shkruante se futbollisti spanjoll prej disa javësh jeton vetëm në shtëpinë e tij të vjetër.
Më pas mediat spanjolle raportuan që ndarja mes Pique dhe Shakirës nuk ishte shkak nëna e shokut të tij por një bionde 20 vjeçare e cila punonte si mikëpritëse në evente.
Por një zbulim i ri për mbrojtësin katalanas erdhi nga Brazili, ku Suzy Cortez , e njohur edhe si “Miss BumBum”, pohoi se Pique po i shkruante mesazhe, duke e pyetur për gjendjen e saj fizike.
Modelja e Playboy ka dhënë një intervistë dhe ndër të tjera ka thënë se Pique i ka marrë numrin e telefonit.
Isha mike e ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rochelle. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh. Kur kthehesha në Brazil, ai më shkruante në Instagramin tim, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime. Më thoshte se ishte xheloz për nderimet e mia për Messin.