Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga falja e tradhtisë së Donald Veshaj tek planet për një fëmijë të dytë, rrëfehet Bora Zemani

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka folur së fundmi për konceptin e faljes në marrëdhënie, duke rikujtuar edhe periudhën e vështirë që ajo kaloi disa vite më parë, kur partneri i saj aktual, aktori Donald Veshaj, u përfshi në një raport dashuror me këngëtaren Beatrix Ramosaj gjatë pjesëmarrjes së tij në formatin televiziv Big Brother VIP.

E pyetur se në çfarë niveli fal, Bora u shpreh se falja është pjesë e natyrës së saj, por gjithmonë me vetëdije dhe pa naivitet.

“Unë fal. Më pëlqen të fal. Unë e kërkoj arsyen për të falur. Te një person, te një situatë, mundohem të kuptoj pse më ka bërë të ndihem keq fillimisht, çfarë ka pasur pas kësaj dhe më pas të marr vendimin të fal ose jo. Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem. Fal me koshiencë të plotë, e di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë. ” u shpreh ajo.

Moderatorja theksoi se falja nuk nënkupton ndryshimin e kufijve personalë, të cilët sipas saj mbeten të njëjtë. Ajo shtroi gjithashtu pyetjen nëse një marrëdhënie duhet të shkatërrohet që në sfidën e parë, apo nëse ka gjithmonë mundësi për ta shpëtuar.

“Nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë, jo, kufijtë ngelen të njëjtat… Nëse ka mundësi të shkatërrohet një marrëdhënie dhe të prishet, a kishte ndonjë mundësi për t’u shpëtuar kjo marrëdhënie?”– shtoi Bora.

E pyetur nëse ia vlen të investohesh tek i njëjti njeri, moderatorja tha: “Disa herë nuk di të them, por një herë patjetër mund të falësh. Unë e shoh edhe kështu, nëse kam përballë dikë që më bëri 3-4-5 të mira dhe bëri diçka gabim, unë nuk e hedh poshtë. Nuk dua t’i shkatërroj marrëdhëniet. Natyrisht ka edhe gjëra që nuk i fal, por nuk është se ndihem mirë kur nuk fal. Më dhemb brenda vetes, e vuaj.”

Sa i përket jetës familjare dhe planeve për një fëmijë të dytë, Bora zbuloi se kjo është një temë e diskutuar edhe me Donald Veshajn. Ajo tha se djali i saj Arbor tashmë ka një vëlla nga ana e babait dhe se do të dëshironte që familja të zgjerohej edhe me një vajzë.

“Arbori është bërë me një vëlla nga ana e babait, tani vëllain e ka, duhet t’i bëjmë motrën. Një motër për Arborin, por edhe për qejfin e mamit. Mami e do gocën sezben. Më frikëson të jem mami i një goce. E kemi diskutuar në fakt edhe me Donaldin që, kur të vijë një shtatzëni, unë nuk dua ta di fare se çfarë është, as nuk dua t’ia di fare për gjininë. Nëse është djalë, di ta bëj shumë mirë, nëse është vajzë do të jetë lumturi e madhe shumë, po prapë,” – u shpreh ajo në Podcastin me Grida Duma.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X