Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania solli një tjetër moment të fortë mes Selinit dhe Mirit. Banorja bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë që po diskutohet gjerësisht brenda dhe jashtë shtëpisë.
Selini u shpreh se është plotësisht e vetëdijshme për situatat e krijuara me Mirin, por pavarësisht gjithçkaje, ajo nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Ajo theksoi se ardhja e Gimbos nuk e ka lëkundur aspak lidhjen apo raportin e saj me Mirin, duke shtuar:
“Edhe pse ka ardhur Gimbo, askush nuk më largon nga Miri.”



