Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Nëna e Diddy-t nis betejën kundër Netflix

Nëna e reperit të njohur Sean Combs, i njohur ndryshe si Diddy, raportohet se po përgatit një dokumentar të pavarur për të kundërshtuar akuzat e paraqitura në prodhimin e Netflix, me titull Sean Combs: The Reckoning.

Seriali dokumentar i publikuar në platformë trajton ngritjen dhe rënien e karrierës së Combs, duke u fokusuar te akuzat për sjellje të papërshtatshme, raportet familjare dhe dinamika personale të artistit. Reperi aktualisht po vuan një dënim prej 50 muajsh burg, për akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni.

Sipas burimeve të cituara nga Radar Online, nëna e tij, Janice Combs, është “thellësisht e zemëruar” nga mënyra se si Netflix ka trajtuar historinë e djalit të saj.

“Janice beson se dokumentari është një vrasje e karakterit. Ajo dëshiron që e vërteta të dalë në dritë – dhe me forcë”, ka deklaruar një burim i afërt.

Sipas të njëjtave informacione, dokumentari që po përgatitet nga ana e familjes do të përfshijë video arkivore, regjistrime në studio, pamje prapa skenave dhe dëshmi pozitive, të cilat synojnë të mbështesin versionin e Combs. Këto materiale, sipas burimeve, do të fokusohen edhe në faktin se reperi u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore, që lidhen me pretendimet për festa të njohura si “freak offs”.

Një tjetër burim thekson se Janice Combs u ka dhënë udhëzime të qarta bashkëpunëtorëve të djalit të saj që të kundërsulmojnë publikisht.

“Ajo është e bindur se këto akuza nuk mund të lihen pa përgjigje. Më besoni, askush nuk i thotë ‘jo’ Janice-s”, ka shtuar burimi.

Pas publikimit të dokumentarit në Netflix, Janice Combs reagoi edhe publikisht, duke mohuar pretendimet se Sean Combs e kishte goditur me shuplakë në të kaluarën. Në një deklaratë për Deadline, ajo akuzoi platformën se po “përhap pasaktësi dhe gënjeshtra” lidhur me jetën familjare të artistit.

“Po e shkruaj këtë deklaratë për të korrigjuar disa nga gënjeshtrat e paraqitura në dokumentar. Këto pasaktësi për edukimin dhe jetën familjare të Sean synojnë të mashtrojnë publikun dhe të dëmtojnë reputacionin tonë”, u shpreh Janice Combs.

Dokumentari kundërpërgjigjës pritet të ndezë edhe më tej debatin publik rreth figurës së Sean Combs dhe mënyrës se si platformat e mëdha trajtojnë histori kaq të ndjeshme.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X