Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Shiritat e dorës të seancës gjyqësore të Johnny-Amber po shiten me çmime të çmendura

- Advertisement -..

Një çmënduri ka qenë gjyqi Johnny Depp- Amber Heard që tashmë përfundoi.Gjithë vëmëndja e mediave ndërkombëtare dhe gjithë vëmëndja e publikut ka qënë për betejen gjyqësore të dy aktorëve dhe dëshira për pjesëmarrjen në seancat u përkthyhen në shitje të çmendur të shiritave të dorës.

Shiritat e dorës nga gjykata e Fairfax, Virxhinia, të cilat u shitën për të marrë pjesë në gjyq, tani po shiten në ankand në Internet në shuma të mëdha. Shitësit në e-Bay po e lënë publikun të ofrojë dhe të blejë shiritat e tyre me etiketat e çmimeve me tre dhe katër shifra. Një shirit portokalli do të kushtojë 500 dollarë, ndërsa një blu do të shitet për gati 5000 dollarë.

Përshkrimi për byzylykun portokalli thotë: “Ky është një shirit dore që është përdorur për të hyrë në një nga ditët e fundit të gjyqit të Johnny Depp të enjten, 26 maj 2022. Është numri 77 për numrin 77 në radhë për të hyrë në sallën e gjyqit. Ky shirit dore është i paçmuar në atë që gjyqi është një pjesë e historisë së kulturës pop. Unë jam i gatshëm të negocioj.”

Shiriti blu është nga 23 maji dhe ishte nga dita e parë e javës së fundit të gjyqit dhe nga “një prej ditëve më të ngarkuara”, sipas përmbledhjes së produktit. “Unë isha atje dhe ju po e merrni këtë nga një burim i verifikuar,” shkruhet aty. Ai i dha përdoruesit akses të plotë në sallën e gjyqit dhe “është një pjesë e historisë së kulturës së të famshmëve. Rripat e dorës nuk janë të zbukuruar ose të bërë posaçërisht, ato janë shiritat tipikë prej letre që shihni në ngjarje të tilla.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X