Wednesday, February 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon! Çfarë u tha mes tyre?

Në Big Brother VIP Albania pati emocione dhe surpriza, ndërsa në studio u rikthye ish-banorja Egli Tako. Ajo ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister Big Brother”, duke dhënë vlerësimet e saj për konkurrentët. Por përtej rolit të saj në juri, një moment i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Gjatë mbrëmjes, Egli u përball me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot familiaritet, gjë që nuk kaloi pa u vënë re.

“Ça po bën, si të kam zemër?”, – iu drejtua Gimbo me tone miqësore.

Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.

Një shkëmbim i thjeshtë, por mjaftueshëm për të ndezur diskutime online.

Ndjekësit e spektaklit e panë këtë përshëndetje si më shumë sesa një takim formal. Arsyeja? Historia e kaluar mes Eglit dhe Gjestit. Dyshja kanë qenë në një lidhje që u komentua gjerësisht gjatë edicionit të kaluar të reality show-t. Marrëdhënia e tyre u kthye në një nga temat më të diskutuara, duke krijuar ndarje mendimesh mes fansave.

Kjo është edhe arsyeja pse çdo kontakt i Eglit me persona të afërt me Gjestin shihet me “lupë” nga publiku.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X