“Bota flet për viktimat amerikane të Epstein,” thotë ajo. “Por unë po flas për fëmijë të moshave 7 deri 10 vjeç, nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, të cilët u zhdukën gjatë kaosit të pasluftës. Ata nuk kishin media që të shkruanin për ta. Ata ishin të padukshëm.”
Pjesa e parë e këtij artikulli trajtoi dëshminë e Sibel Edmonds. Ish-përkthyesja e FBI-së foli për mënyrën se si rrjeti i Epstein veproi në Kosovën e pasluftës. Ajo përmendi bashkëpunimin e tij me mafien shqiptare, inteligjencën izraelite dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por kjo ngre një pyetje.
Si mundi një rrjet i tillë të qëndronte aktiv për vite pa u zbuluar?
Si arriti të vepronte në një rajon plot me paqeruajtës dhe diplomatë ndërkombëtarë?
Pjesa e dytë e kësaj serie merret me një aspekt tjetër të rrëfimit të Edmonds: rolin e OKB-së.
Sipas saj, misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje u infiltruan. Disa zyrtarë ndërkombëtarë nuk e mbrojtën popullsinë lokale. Përkundrazi, u bënë pjesë e rrjetit të abuzimit.
Më poshtë, detajet e kësaj historie dhe emrat e përfshirë…
Një nga pretendimet më tronditëse të Edmonds ka të bëjë me rolin e Kombeve të Bashkuara.
Ajo akuzon se misionet paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë dhe Bosnje u infiltruan nga rrjeti i Epstein. Paqeruajtësit dhe zyrtarët civilë ndërkombëtarë, në vend që të mbronin popullsinë lokale, u bënë pjesë e rrjetit të abuzimit.
“OKB-ja krijoi një mjedis ku kriminelët ndiheshin të mbrojtur,” shpjegon ajo. “Kontraktorët dhe paqeruajtësit që abuzonin me fëmijët nuk ndiqeshin penalisht në vendet e tyre. Ata kishin imunitet, dhe ky imunitet u shfrytëzua sistematikisht.”
Në qendër të këtyre akuzave për mbulim institucional është diplomati sllovak Miroslav Lajčák, ish-Përfaqësues i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (2007-2009) dhe ish-President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (2017-2018).
Sipas Edmonds, biografia zyrtare e Lajčák është “pastruar” për të fshehur detajet e aktiviteteve të tij gjatë kohës që shërbente në misionet ndërkombëtare në Ballkan.



