Miqësia e tyre e ngushtë, e pagëzuar si “Klodrim”, është kthyer në një trend viral në Brazil.
Ky sukses ka marrë vëmendjen e “Pride Pop BR”, një medium i njohur brazilian i fokusuar në kulturën pop dhe showbiz-in ndërkombëtar, i cili u ka dedikuar postime të njëpasnjëshme djemve të BBVK.
Mediumi shkruan: Gjatë spektaklit, banorët mbetën të shokuar kur panë videon (VT) që tregonte se si po bënin xhiron e botës.
Londrimi, me ndihmën e Klodit, nuk e fshehu entuziazmin dhe i përshëndeti fansat e shumtë në portugalisht. Ai madje këndoi disa rreshta nga hitet e superyllit brazilian, Anitta, duke u shprehur: “Anitta është më e mira!”.



