Tuesday, March 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Klodi ‘zhduket’ në ditëlindjen e partneres!

Alice Maselli, e dashura e ish-finalistit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit, feston sot ditëlindjen e saj.

Megjithatë, ajo që ka rënë menjëherë në sytë e ndjekësve besnikë të çiftit është mungesa e një urimi publik nga ana e Klodit në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, Alice ka treguar se ka udhëtuar nga Kosova drejt Italisë për të festuar, por siç duket, Klodi nuk është i pranishëm në këtë udhëtim. Deri më tani, nuk ka asnjë lëvizje apo postim nga ana e tij që të dëshmojë se ai ndodhet pranë saj për këtë përvjetor.

Kujtojmë se Alice udhëtoi drejt Kosovës për ta përkrahur nga afër Klodin, të premten, në natën finale.

Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një vendim për ta mbajtur urimin privat, apo nëse dinamikat mes çiftit kanë ndryshuar pas përfundimit të formatit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X