Tuesday, March 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Limi flet për herë të parë pse nuk vazhdoi romancën me Dolcen

Ish-banori i “BBVK”-së, Lim Hoti, ishte i ftuari i mbrëmjes së djeshme në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Limi nuk u ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të aktorëve rreth jetës së tij personale dhe, në veçanti, raporteve që krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother”-it.

Në qendër të vëmendjes ishin dy nga vajzat me të cilat ai pati afrimitet gjatë lojës: Dolce dhe Alba Pollozhani. I pyetur specifikisht se pse nuk funksionoi lidhja mes tij dhe Dolces, Limi e kaloi situatën me shumë sportivitet, duke dhënë një përgjigje me nota të theksuara humori.

Ai u shpreh se Dolce është një vajzë e ëmbël. Megjithatë, duke qeshur, artisti shtoi se “ëmbëlsia ndonjëherë kalon në diabet”, ndaj sipas tij, është më mirë që të mbajë një farë distance. Kjo batutë shkaktoi shumë të qeshura në sallë, duke treguar edhe një herë natyrën e tij karizmatike dhe të shkujdesur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X