Një video e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës, duke ngritur dyshime të forta te publiku për sinqeritetin e tyre.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dyshja shihen duke u përqafuar, me Mateon që e tërheq Brikenën drejt vetes për një përqafim.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy të ndjekësve është reagimi i Brikenës, e cila duket disi e rezervuar dhe jo shumë emocionale, edhe pse ia kthen përqafimin.
Nuk është hera e parë që publiku vëren një distancë të tillë nga ana e saj. Që nga fillimi i programit, shumë shikues kanë komentuar se Brikena nuk ka shfaqur interes të madh ndaj Mateos, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit të tyre.
Pas publikimit të videos, komentet negative kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale.
Disa prej reagimeve të ndjekësve kanë qenë mjaft të ashpra, ku nuk kanë munguar akuza si:
“Sa fallco je moj vajzë”
“Sa e kontraktuar është kjo vajzë”
“Sa pa lidhje, si adoleshentë”
“Na e shpifët”
Këto reagime tregojnë qartë se një pjesë e publikut nuk është e bindur për autenticitetin e kësaj marrëdhënieje.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo situatë në spektaklin Prime, ku pritet që dinamika mes tyre të komentohet më gjerësisht.




