Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Latest Posts

Labinot Rexha për lojën në “BBVK”: Herë pas here produksioni…

Labinot Rexha i është rikthyer kujtimeve nga eksperienca e tij në Big Brother VIP Kosova, duke ndarë me ndjekësit një moment mjaft emocional.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi takimin me të birin brenda shtëpisë, një nga çastet më të ndjera gjatë qëndrimit të tij në këtë format.

Në të njëjtën kohë, Rexha thekson se ka dhënë shumë për këtë eksperiencë, duke përfshirë edhe përfshirjen e produksionit në rrjedhën e lojës që zhvilloi gjatë qëndrimit në shtëpi.

“O Zot… sa shumë kam dhënë për atë shtëpi.

Kam pastru, kam gatu, kam këndu… vetëm që ajo shtëpi të ketë jetë.

E kam bërë me zemër, sepse ndjeja dashurinë e popullit. Por sot pyes veten: a e meritoja që në fund të përgënjeshtrohej gjithë ajo dashuri?

Edhe vetë produksioni, herë pas here, më kërkonte të bëja lojë më të ashpër…por unë zgjodha të jem Labinoti që njeh populli i drejtë dhe me zemër.

Një gjë është e sigurt:lojën mund të ma marrin… por zemrat e popullit kurrë.Labinot Rexha”.

Ky moment mbetet një nga kujtimet më të veçanta ndoshta dhe më të sinqerta që ai ka zgjedhur ta ndajë me publikun edhe pas përfundimit të rrugëtimit në atë shtëpi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X