Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Latest Posts

Rogerti hedh akuza të forta ndaj Ledion Liços

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar edhe tek vetë moderatori i programit.

Rogert Sterkaj ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe “akuza” të forta ndaj Ledion Liços, duke pretenduar se ai po mban anësi në lojë.

Rogerti ka shprehur bindjen e tij të plotë se Ledioni ka një të preferuar mes konkurrentëve. Sipas tij, vëmendja dhe favorizimi i moderatorit anon dukshëm nga Brikena. Ndonëse e cilësoi si një gjë të mirë pasi edhe vetë banorët e kanë përzemër, ai nuk hezitoi ta nxirrte zbuluar këtë detaj para gjithë publikut.

Me shumë vetëbesim në aftësitë e tij vëzhguese, Rogerti u shpreh pa doreza:

“Ledion, ti ke favorit vetëm Brikenën. Dhe është gjë e mirë sepse të gjithë e kemi Brikenën. Jam lexues i gjuhës, tonalitetit të zërit. Unë i di ato gjëra.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X