Një rrëfim i ndjerë dhe mjaft personal është ndarë së fundmi nga Juela gjatë një bisede me Edisen brenda shtëpisë, duke prekur jo pak me historinë e saj të dhimbshme.
Ajo ka kujtuar një nga momentet më të vështira të jetës, kur mori lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj, i cili ishte gjetur i vrarë së bashku me motrën e tij. Sipas saj, ngjarja ndodhi në një periudhë të pazakontë, pikërisht në kohën kur bota po përballej me fillimet e pandemisë së COVID-19 dhe kufizimet e para në udhëtime po hynin në fuqi.
Juela tregoi se komunikimi i fundit me të kishte ndodhur vetëm pak minuta para se të merrte vesh lajmin e rëndë. Ajo u njoftua fillimisht nga një e njohur në Angli, ndërkohë që ngjarja kishte nisur të pasqyrohej edhe në mediat shqiptare.
Duke rikthyer në kujtesë ato çaste, ajo u shpreh:
“Më shkruan kjo mua nga Anglia..ke folur? Po kam nja 20 minuta është rrugës për shtëpi. Jo më tha mua provoje me e marr në telefon. Lajmi kishte dal atje në televizion shqiptar. Dhe me kështu shkronja ‘motër, vëlla, shkronja, emri, në këtë vend…gjenden të vrarë në oborr të shtëpisë’. E mbaj mend që më ka marr me video call vajza nga Anglia. S’mora vesh asnjë gjë veç që kam hedh pjatat përtokë. Ka qenë e vështirë shumë. Ishte nata kur aeroportet po mbylleshin. Se ishin rastet e para me Covid. Shumë e vështirë me ja pranu vetes, që ai nuk jetonte më.”
Rrëfimi i saj vjen si një dëshmi e dhimbjes së thellë që lënë pas ngjarje të tilla, por edhe e forcës për t’i përballuar ato me kalimin e kohës.



