Brenda shtëpisë së Big Brother Vip Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira krijuan një miqësi ngushtë mirëpo pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më pranë njëra-tjetrës.
Më parë Enxhel Shkira kur u pyet për krisjen e miqësisë,moderatorja ironizoi duke thënë se mikesha e saj nuk i kishte kërkuar as numrin e telefonit.
Ndërsa sot e pyetur nga Romeo në emsionin “Më lër të flas” se përse nuk flet më me Einxhelin dhe cila është arsyeja e vërtetë, ajo tha se nuk e di përse nuk i flasin më njëra-tjetrës por sipas saj ajo është shumë në rregull.
“Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”- u shpreh Nishani.
Rikujtojmë se moderatoja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram. Panorama Plus vuri re se ajo nuk e ndiqte më modelen në këtë rrjet social teksa Beniada e ndjek ende.