E ftuar në Ferma Club, Malbora Grura ka folur hapur për raportin mes Indri dhe Vanesa, duke u shprehur totalisht mosbesuese ndaj lidhjes së tyre. Pasi sqaroi edhe njëherë marrëdhënien që ka pasur me Indrin, Malbora hodhi dyshime të forta mbi sinqeritetin e raportit të tij me Vanesën, madje deklaroi se për të kjo lidhje nuk është reale.
“Unë nuk besoj te marrëdhënia e tyre. Kjo lidhje për mua nuk ekziston fare. Kur e njeh dikë, e di si sillet ai në momente të ndryshme,” u shpreh ajo.
Sipas ish-fermeres, sjelljet e Indrit gjatë kohës që ishte në raport me Vanesën nuk përputheshin me një lidhje serioze.
“Ndërkohë që ishte në biseda me të, bënte plane për fundjava me pjesëmarrëse të tjera të fermës në provincat e Shkodrës. Do merrnin edhe dy shishe verë me vete,” deklaroi Malbora.
Ajo komentoi raportin e saj me Sarën, duke e akuzuar këtë të fundit për sjellje negative dhe mungesë sinqeriteti. Malbora kujtoi edhe një debat të mëparshëm mes tyre, duke treguar se Sara e kishte provokuar me komente personale. Sipas Malborës, debati mes tyre ka pasur edhe ofendime, por ajo theksoi se është përpjekur ta mbajë situatën sa më të pastër.



