Hapi i parë – Bëni gati përbërësit
Përbërësit:
3 limonë të pjekur (duhet të jenë pak të butë!)
1 filxhan sheqer
8 filxhanë ujë
Hapi i dytë- Shtrydhni limonat
Ju duhen ndërmjet 1/2 dhe 2/3 filxhan lëng limoni. Shtrydhini ato dhe hidhni tulin, lëngun dhe farat në një sitë. Shtypni tulin për të nxjerrë të gjithë lëngun.
Hapi i tretë- Bëni shurupin
Hidhni një filxhan sheqer në gotën tuaj matëse dhe shtoni një gotë ujë sipër. Merrni një thikë dhe prisni pjesë të lëvores së limonit. Vendosini ato në filxhan dhe më pas vendoseni përzierjen në mikrovalë për katër minuta.
Pasi të ketë përfunduar, përziejmë që të tretet i gjithë sheqeri dhe të largohet lëvorja.
Hapi i katërt- Përzjeni lëngun dhe shërbejeni
Pasi të keni hedhur shurupin e përgatitur mbi lëngun e limonit, shtoni ujë aq sa të mbushet kana. Përziejini dhe jeni gati për ta pirë.
KUJDES! Mos vendosni akull në kanë por në gota individuale kështu nuk do i humbasë shija.