Saturday, November 23, 2024
spot_img

Makina inteligjente bën namin në Rrugën e Kombit

- Advertisement -..

Policia ka pezulluar 24 orët e fundit 100 leje drejtimi për shpejtësi dhe 331 shoferë të tjerë kanë marrë masa administrative po për shpejtësi, por pa sanksion plotësues (pezullim i lejes së drejtimit), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara.

Shkeljet janë evidentuar nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë, që janë në lëvizje.

“Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se parandalimi i aksidenteve rrugore është në fokus të punës së kësaj njësie. Në zbatim edhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të punës së Policisë Rrugore, në Rrugën e Kombit janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet, duke përdorur radarë automatikë, makinën inteligjente, patrulla të lëvizshme me makina të paloguara dhe të pajisura me kamera e aparate fotografike, për të dokumentuar shkeljet që konstatohen.

Gjatë fundjavës evidentohet një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara.

Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Shefi i Njësisë ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve, për të pasur një sezon turistik veror me parametra optimalë të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X