Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Pas ndarjes, kënga ka marrë një kuptim të ri për fansat e Shakirës

- Advertisement -..

Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique u bë kryefjala e mediave kur këngëtarja e konfirmoi lajmin ditën e shtunë.

Tashmë një nga këngët e kolumbianes është ‘analizuar’ dhe janë gjetur disa ‘thumbime’ ndaj mbrojtësit të Barcelonës .

Kënga ‘Te felicito’ numëron më shumë se 69 milionë shikime në YouTube. Projekti muzikor pati sukses edhe para lajmit të ndarjes së Shakirës dhe Pique .

Megjithatë, duket se pas njoftimit zyrtar për ndarjen e tyre, kënga ka marrë një kuptim të ri për fansat e Shakirës .

Kënga mbulon temën e tradhtisë dhe flet për dikë që është zbuluar se ka tradhtuar partnerin e tij, gjë që tani shumë e shohin si dedikim për ish- bashkëshortin e saj.

Teksti i këngës ndër të tjera thotë: “E kuptova që ishe fals. Ishte kashta që i theu shpinën devesë. Mos më thuaj se të vjen keq, duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe unë e di që po gënjen, të përgëzoj, sa mirë veprove, për këtë nuk kam asnjë dyshim”.

Kënga, e cila përdor muzikë elektronike dhe përmban një koreografi të veçantë kërcimi në të cilën të dy imitojnë kërcimin e një roboti, u publikua në fund të prillit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X