Thursday, February 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Ish-konkurentja e Përputhen rrëzohet keq në një video në TikTok

Alvisa Qarri është një nga ish-konkurentet e sezonit të tretë të Përputhen.

Alvisa shkaktoi një zhurmë të madhe gjatë pjesëmarrjes së saj ne emisionin e dashurisë, nga ku vendosi të dilte çift me Bashkim Saitin. Mënyra se si u zhvillua romanca e tyre, bëri që publiku që në fillim ta shihte me skepticizëm këtë dyshe të formuar. Nuk vonoi shumë pas daljes së tyre nga programi dhe lajmi që ato u ndanë pushtoi rrjetin.

Gjatë kësaj kohe Alvisa ka vendosur të shfrytëzojë famën dhe është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Së fundmi ajo ka shpërndarë një video në TikTok, ku shihet duke pozuar pranë një pishine.

Mirëpo këto poza të saja nuk kanë shkuar siç pritej, sepse teksa tenton të ulet në një karrige lëkundëse, Alvisa rrëzohet keq. Të paktën kështu duket në video. Por mesa duket asgjë serioze nuk i ka ndodhur, pasi edhe vetë ajo ka bërë shaka me këtë video.

“Mendoni se përfundova në pishinë,”-shkruan Qarri.

@iamalvisaqarri_

Mendoni se perfundova ne pishin? 😅

♬ original sound – alvisaqarri

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X