Saturday, November 23, 2024
spot_img

Vritet 35-vjeçarja shqiptare në Itali / Ishte dënuar për prostitucion

- Advertisement -..

Me gjetjen e trupit, u konfirmua se ajo ishte vrarë, por autori dhe rrethanat mbeten mister.

ITALI– Nevila Pjetri, 35 vjeçe, një shqiptare që ishte punonjëse seksi në Itali është vrarë. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur kalimtarë të rastësishëm zbuluan trupin e Pjetrit në përroin Parmingola. 35-vjeçarja rezulton të ketë qenë me disa kolege në Sarzana kur është marrë nga një mjet me ngjyrë të bardhë. Nata ka kaluar dhe shqiptarja nuk ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me të shoqin, Leonard Marku.

Me gjetjen e trupit, u konfirmua se ajo ishte vrarë, por autori dhe rrethanat mbeten mister. Mediat italiane shkruajnë se ajo është goditur me një send të fortë i cili i ka shkaktuar një vrimë të thellë pas veshit. Pjetri kishte të nxira në fytyrë, gërvishtje në krahë dhe në trup, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak. Ajo ishte dënuar në vitin 2009 për prostitucion.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X