Ardit Gjebrea është figurë kryesore e televizioneve shqiptare sidomos me emisionin e tij “E diela Shqiptare”. Ditën e sotme Gjebrea feston ditëlindjen e tij të 59-të. Në mesnatë Arditi ka marrë surprizën emocionuese nga i biri.
Joni Gjebrea ka ardhur surprizë nga USA për ditëlindjen e të atit. Joni ka postuar disa video më pas në instastory, ku shihet qartë reagimi i ndjerë i Arditit. Ai ka mbetur i habitur dhe i janë mbushur sytë me lotë kur ka pa djalin.
Nga ana tjetër edhe vetë moderatori ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram një foto të familjes së tij të plotë, duke treguar se tani mund të festonte.
“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur Jon Gjebrea. Tani që jemi të 4t bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj,”-shkruan këngëtari krahas fotos.