Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Bleona Qerreti e revoltuar në Instagram! “Ky kriminel duhet të dënohet!”

- Advertisement -..

Këngëtarja Bleona Qerreti ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me një video tashmë virale, ku një i ri dhunon një qen. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale këngëtarja bëri thirrje që i riu që shihet në video të dënohet.

Videoja në fjalë tregon një të ri, i cili ka lidhur qenin me tel nga qafa dhe e rrotullon në ajër. Bleona Qerreti i bën thirrje policisë që ta gjejë dhe ta dënojë atë që e cilëson kriminel, duke sugjeruar gjithashtu “dënimin” që do i jepte vetë ajo.

“Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel- Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!”- thuhet në statusin e Qerretit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X