Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Sarah Berisha flet rreth pritjes së ëmbël dhe zbulon si i ka raportet me Einxhel Shkirën

- Advertisement -..

Disa ditë më parë në një dalje të blogeres me barkun pak të rrumbullakosur nxitën aludimet për shtatzani. Edhe pse ka deklaruar se plane të tilla janë të largëta kohët e fundit është përfolur disa herë se është në pritje të ëmbël.

E ftuar në “Natë me Aulonën”, Sarah deklaroi se thjesht i pëlqen të hajë por nuk është shtatzënë. “Nuk e di çfarë kanë me mua. Jam shëndoshur se më hahet. Jo nuk kam qenë dhe nuk jam shtatzënë. Është shumë shpejt.”

Blogerja tashmë moderatore shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së saj me Einxhel Shkirën. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale ato nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.Edhe pse partnerët e tyre kanë një miqësi shumë të ngushtë,tek to nuk vihet re miqësi aq e afërt.

“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X