Saturday, November 23, 2024
spot_img

Nora Istrefi kundër përgjigjet me deklaratë të fortë për menaxherin e VIP-ave

- Advertisement -..

Menaxheri i VIP-ave Alesio Alija në intervistën e tij të fundit ka folur së fundmi rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit.

I ftuar në “Shqipëria Live”, ku po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, ai shprehu se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Gjithashtu ai nuk ka lënë pa përmendur edhe momentet e tij kur ai ka humbur para nga koncerti i një artisti dhe këtu ka përmendur këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Alesio u shpreh se artistja nuk ka pasur këngë hite dhe për t’i bërë një nder menaxherit të Norës i cili ishte dhe miku i tij e mori në koncert por për fat të keq ai rezultoi i humbur dhe nuk pati asnjë fitim teksa shtoi se ky lloj profesioni është si bixhoz ose fiton ose humbet.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha support fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë po humba lekë nga koncerti Norës. Kjo punë bixhoz është o fiton o humbet”, u shpreh ai.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i Norës në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në InstaStory këngëtarja i ka hedhur poshtë fjalët e Alesjos duke i quajtur të pabaza, teksa ka treguar se ai nuk tregon seriozitet në organizimet e eventeve dhe se arsyeja ishte zhgënjimi që ai i dha fansave duke mos sjellur në koncert këngëtarët që iu kishte premtuar publikut.

“Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat.

Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ia kenë marr inat.

Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”- shkroi artistja.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X