Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Produksioni më mashtroi”/ Deklarat e fortë e ish-konkurrentes

- Advertisement -..

Në emisionin ‘D-Night’ ishte e ftuar Adela Qerimi një ish-konkurrente në She’s On Top në Top Channel. Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj në atë kompeticion, ku për të ishte një eksperiencë zhgënjyese duke i bërë padrejtësi.

Dajana: Adela është një vajzë që më ka shkruar dhe kontaktuar në Instagram dhe ajo është një pjesëmarrëset e She’s On Top. Në fillim goxha e mirëpritur, madje edhe Beniada, një ish-konkurrente e Big Brother e ka mirëpritur duke thënë se është një vajzë shumë simpatike, por më pas duket se gjërat kanë ndryshuar për Adelën.

Ajo më ka shkruar se i është bërë një padrejtësi në She’s On Top dhe ka dashur që këtë “zë” t’a dëgjojnë shqiptarët nëpërmjet D-Night.

Ritheksoj hap dhe mbyll kllapa që asnjëherë nuk kemi absolutisht asnjë gjë me asnjë televizion. Jemi një dritare e hapur për të dëgjuar të gjitha versionet, pra ky është një version i Adelës, sigurisht nëse ka një kundërpërgjigje e mirëpresim në D-Night.

Adela: Mendova të marr pjesë në një show televiziv dhe doja t’a shfrytëzoja për një të ardhme më të mirë, kalova shumë audicione dhe u pranova. Në prova isha shumë mirë e më thonin bravo dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë.

Pa parë puntatën e parë ne ishim në grim dhe sapo doli në YouTube unë shkova dhe e pashë që kishin prerë komente dhe nuk e kuptova se përse i kishin prerë.

Nga ai moment unë u zhgënjeva shumë dhe ata e kanë bërë që të mos më japin shumë vëmendje.

Dajana: Gjatë komunikimit që ke patur me gazetarin e D-Night ke thënë që në audicione çdo gjë shkoi mirë. Më pas çfarë ndryshoi?

Adela: Akoma nuk më besohet sepse ishte e padrejtë…isha në grim dhe iu thashë të gjithëve se do më heqin, ndërsa ato më thanë jo nuk do të heqin se je më e mira dhe nuk do të largohesh dhe papritmas më eleminojnë. Më nxorën në nominim pa ndonjë arsye…jo linjat trupore, ndërkohë që atje kishte edhe vajza të tjera më në peshë se mua, por unë nuk kam asgjë personale me ta.

Iu kërkova një arsye dhe më thanë se je shumë e bukur, por bukuria nuk vlen po ashtu edhe ecja. Më fal mora pjesë në She’s On Top dhe nuk shkova në Për’Puthen.

Sipas versionit të Adelës, produksioni nuk e mbështeti aspak në krahasim me konkurrentët e tjerë duke iu bërë tag apo publikuar në rrjetet sociale.

Adela: Produksioni dhe prezantuesja e programit Argjira Spanca nuk më bëri as tag dhe as nuk më publikoi askund.

Të gjitha vajzat i kishte publikuar, ndërsa mua jo dhe arsyen nuk e di përse, madje i kërkova “llogari” se përse nuk më ke nxjerrë sepse kam hyrë për një arsye e duke qenë parukiere, make-up artist dhe kam ndërmend të hap një salon.

I thashë se kjo gjë më ndihmon shumë për të ardhmen dhe ajo më tha se nuk ka problem dhe kur t’a hapësh do të të ndihmoj.

Kjo është shumë e padrejtë sepse t’i publikosh të gjitha vajzat e tjera dhe mua jo duke më mbajtur të fshehtë. Nuk e di se ku e ka pasur qëllimin apo frikën, por jam shumë në pikëpyetje për këtë.

E gjitha kjo më ka lënë një shije shumë të keqe!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X