Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Enca sjaron për “Dubai Porta Potty” / Që herët e para që kam shkuar…

- Advertisement -..

Kur skandali “Dubai Porta Potty” doli për herë të parë,i gjithë rrjeti shpërtheu në polemika dhe akuzat ndaj vajzave shqiptare nuk pushonin, përfshirë këtu edhe Enca Haxhiajn, e cila jeton dhe së fundmi ka marrë nënshtetësinë atje.

Enca ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku intervista e saj ishte e gjatë dhe mes të tjerash ka folur edhe për “Dubai Porta Potty”. Ajo tha se Dubai është një nga vendet më të sigurta dhe se ngjarje si ajo e skandalit ka kudo,për më tepër skandale ndodhin edhe në shqipëri pas shkuar në Dubai.

Këngëtarja sjaroi që skandali nuk e prek fare personalisht se ka punuar që e vogël dhe se gjithë Shqipëria e di se si është bërë e famshme dhe e pasur.

Në fillim mendova se nuk duhet të reagoja por kur e pashë foton dhe emrin të përfshirë në një gjë kaq banale kur të gjithë e dinë sa vite kam në muzikë. Nuk është e thënë të kesh dashnor apo të besh gjëra imorale për të udhëtuar. Lajmi në gjithë botën doli për një influencer afrikane dhe kjo gjë nuk ndodh vetëm në Dubai por kudo në botë. Dashakeqësia më neveriti. Jo vetëm për veten time por për të gjitha vajzat.

Unë kam shoqe që bëjnë jetë të thjesht por jetojnë aty. Nuk gjykoj asnjë vajzë sepse secila i bën vetë llogaritë. Por nuk ke pse shkon në Dubai të bëhesh eskort. Ndodh edhe në Shqipëri, edhe kudo. Që herët e para që kam shkuar aty, pa dalë këto lajme njerëzit thoshin ke gjetur ndonjë sheik andej. Në Dubai ka mijëra femra yje dhe nuk është aq e lehtë të gjesh një sheik.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X