Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Martesa e Britney Spears /Dalin fotot

- Advertisement -..

Dita e madhe e Britney Spears më në fund erdhi dhe përgatitja e dasmës kanë nisur.

Ndonëse gjithçka do jetë private. paparacët kanë siguruar disa foto nga përgatitjet e ambientit ku do zhvillohet ceremonia. Në fotot e publikuara nga TMZ shihet një tendë e madhe, ku ajo do t’i thotë “Po” të fejuarit Sam Asghari.

Dasma do mbahet në Los Angeles ndërsa ekipi po bën prekjet e fundit. Tenda e bardhë duket se është aty për privatësi maksimale, me një shkallë që të çon në hyrje. Ka shumë lule, tavolina dhe karrige të paketuara gjithashtu brenda.

Britney dhe Sam do të martohen në një ceremoni private me rreth 100 miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes. Vëllai i Britney, Bryan, do të jetë atje, por motra e saj, Jamie Lynn dhe prindërit nuk janë të ftuar. Gjithashtu nuk është ende e qartë se kush do ta shoqërojë Britney-n në altar ose nëse ata do të kenë një ceremoni tradicionale.

Dasma ka qenë në planet e çiftit prej muajsh. Sam i propozoi Britney-t në shtator të vitit që lamë pas.  Britney dhe Sam u takuan në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party” dhe që atëherë kanë krijuar një raport të fortë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X